Rreth nesh
Për një jetë në lëvizje, pa dhimbje
Spitali Royal Medical
U themelua në vitin 2015. Prej atëherë e deri më sot, Spitali Royal Medical ka përmirësuar dhe zgjeruar vazhdimisht gamën e shërbimeve të saj, përmes bashkëpunimit me mjekë eminentë, modernizimit të vazhdueshëm të pajisjeve mjekësore dhe investimeve në edukimin e punonjësve të saj. Falë kësaj, njihemi si një qendër mjekësore relevante. Sot, ekipi i ekspertëve të Spitalit Royal Medical përbëhet nga mjek specialist, ekspertë të lartë, në mesin e të cilëve janë disa nga emrat më të mëdhenj të mjekësisë Kosovare.
Me adresë në rrugën magjistrale Prishtine Ferizaj, Spitali Royal Medical ofron shërbime mjekësore të besueshme dhe cilësore – ekzaminime, diagnostikime moderne, trajtime kirurgjike, trajtim spitalor në dhoma komfore te pacienteve, ekzaminime sistematike, shërbime laboratorike si dhe shumë shërbime të tjera mjekësore.
Objektivi kryesor
I Spitalit Royal Medical është: PACIENTI dhe kujdesi për të.
Këtë e vërteton edhe fakti se më shumë se 150 mijë pacientë të kënaqur i kanë besuar këtij institucioni gjatë kësaj periudhe kohore.
Një histori plot arritje!
Spitali Royal Medical, i cili pozicionohet tani më si spital për qëllime të përgjithshme, filloi të shërbejë në Qershor të vitit 2015, si spital ortopedik ku tash më njihemi si spitali numër një për shërbime ortopedike në Kosovë dhe më gjerë.